Drejtoresha e Klinikes Infektive në QKUK, Lindita Ajazaj- Berisha ka dhënë detaje të reja për personat e prekur me koronavirus me anë të një konference për media.
Ajazaj-Berisha ka pohuar se nga Klinika Infektive sot gjatë dites pritet të lirohet 3 pacient ku sipas saj janë drejt shërimit.
Nga kjo klinik kanë thënë po ashtu se personi i vdekur mbërmë është nga komuna e Suharekës ku i njëjti kishte ehde probleme të tjera shëndetësore.
Sot nga klinika jonë do të lirohen 3 pacient të cilët janë drejt shërimit. Mund të themi se gjatë 24 orëve të fundit kemi humbur një pacient ku i njëjti kishte edhe probleme të tjera kardiake. Viktima ka qenë i moshësh 69 vjeçare”, ka thënë Ajazaj-Berisha.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se në Klinikën Infektive po presin 14 persona rezultatet për COVID-19.
Ajo tutje ka thënë se 3 persona janë në gjendje kritike.
“39 raste janë në gjendje stabile, 12 janë me oksigjenoterapi por në gjendje stabile, 3 raste janë në mjekim intensiv, 2 prej tyre të intubuar dhe 1 me oksigjenoterarpi, por në gjendje stabile”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se 5 infermiere janë të prekura me coronavirus.
“5 infermiere janë të prekura me covid, 2 janë shëruar, 1 është drejt shërimit, presim edhe mostrën e dytë, dhe 2 janë në gjendje stabile”, ka deklaruar drejtoresha e klinikës