fbpx

Turqi: 15 të vdekur në një aksident të rëndë, mes tyre 2 gazetarë

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Gaziantep-Nizip të Turqisë ku kanë vdekur 15 persona, raporton Anadolu Agency.

Sipas Guvernatorit të Gaziantepit, në mesin e të vdekurve janë tre zjarrfikës, 2 personel shëndetësor dhe dy gazetarë.

Fotot e publikuara nga DHA tregojnë pjesën e pasme të një ambulance të shqyer dhe mbeturinat metalike të shpërndara rreth hapësirës ku ka ndodhur aksidenti i rëndë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]