fbpx

15 vjet burgim për ata që përhapin informacione kundër ushtrisë në Rusi

nga Revista Kosovarja

Parlamenti i Rusisë ka miratuar ligjin i cili e bën vepër penale përhapjen e informacioneve ‘të rreme’ për forcat e armatosura të vendit.

Të gjithë ata që qëllimisht përhapin informacione për ushtrinë ruse, do të përballen me gjoba dhe dënime me burg, raporton The Guardian.

Nëse publikohet si pjesë e një “grupi të organizuar” ose përdor “prova të rreme”, dënimi maksimal është 10 vjet.

Nëse çon në “pasoja serioze”, mund të përballen me 15 vjet burgim.

Mendohet se ligji i ri do të ketë ndikim shumë të madh në mundësinë që njerëzit të shpërndajnë informacione për atë që po ndodhë në Ukrainë, teksa Kremlini vazhdon të minimizojë veprimet e tij te popullata ruse.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]