fbpx

“150 mijë euro shtëpia, 25 mijë euro vetura e bashkëshortes”, kjo është pasuria e Lumir Abdixhikut

nga Revista Kosovarja

Agjencia për Parandalimin Kundër Korrupsionit ka publikuar regjistrat e pasurisë të disa zyrtarëve publikë.

Në mesin e zyrtarëve që kanë deklaruar pasurinë është edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Deputeti ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi në vlerë 150 mijë euro, dhe tokë vlera e të cilës është 90 mijë euro.

Bashkëshortja e Abdixhikut, sipas tij, ka një veturë në vlerë 25 mijë euro. Dhe para të gatshme 867 euro.

Ndërkaq ai pos një shtëpie dhe banese pronë e përbashkët me familjen, ka edhe 6 mijë e 500 euro të gatshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]