fbpx

153 aksidente trafiku për një muaj në rajonin e Ferizajt

nga Revista Kosovarja

Policia ka njoftuar se gjatë muajit nëntor, në rajonin e Ferizajt kanë ndodhur 153 aksidente trafiku.

Një prej këtyre aksidenteve ka qenë me fatalitet, 60 me të lënduar dhe 92 me dëme materiale, thuhet në njoftim.

Policia njoftoi se numri i aksidenteve për muajin nëntor të këtij viti ka shënuar rënie prej -8.4 për qind krahasuar me muajin nëntor të vitit të kaluar.

“Gjatë muajit nëntor-2024 në rajonin e Ferizajt, përshirë komunat : Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit janë raportuar gjithsej 153 aksidente të komunikacionit rrugor , prej tyre: Me fatalitet, 1, me lëndime, 60, me dëme materiale, 92”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]