Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

16 ditët e para të muajit, 10 ditë pushim

nga Revista Kosovarja

Këtë të hënë ishte ditë pushimi zyrtare në Republikën e Kosovës. Dita e pushimit ishte për arsye të Ditës së Europës. Por kjo ditë u shënua të dielën, me 9 maj, por si gjithmonë kur një festë zyrtare bie në ditë vikendi atëherë pushohet ditën e parë të javës.

Vlen të ceket se kjo festë është pushim zyrtar vetëm në Kosovë nga të gjitha vendet e rajonit.

Në Kosovë do të ketë pushim edhe gjatë ditës së enjte dhe të premte për shkak të Festës së Bajramit.

Punëtorët do të kthehen në punë më 17 maj.

Moneytizer Paragrafi 4

Pra gjatë 16 ditëve të para të muajit ka pasur pushim në 10 ditët e para, ndërsa në vetëm 6 ditë është punuar.

1 maji ka qenë pushim zyrtar mirëpo është pushuar edhe gjatë ditës së hënë për shkak se dita e Punëtorëve është festuar me 3 maj.

Ndërkohë, menjëherë me 4 maj kanë qenë Pashkët Ortodokse, e kështu përsëri është pushuar në të gjithë vendin.

Qeveria e kaluar kishte marrë vendim që mos të ketë pushim zyrtar kur një festë zyrtare është në ditë të vikendit.

E drejtuar nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës, ka mbajtur mbledhje korresponduese, në të cilën ka miratuar projektligje, vendime dhe dokumente të tjera të fushës së përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Ndër vendime që është marrë në mbledhjen e sotme që ditët e festave zyrtare kur bieni të shtunë ose të diel, nuk do të pushohet më të hënën.

“Qeveria e konsideron të nevojshme që ky projektligj duhet të plotësohet dhe ndryshohet dhe neni 4 të fshihet në tërësi dhe të riformulohet si në vijim: ‘Kur ditët e festave zyrtare të cekura në nenin 2 të këtij ligji bien ditën e shtunë ose të diel, nuk do të jenë ditë pushimi ditët pasardhëse të punës’”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ndërkohë, vlen të përmendet se kryeministri Albin Kurti njërën prej premtimeve të tij e ka pasur edhe zvogëlimin e ditëve të pushimit zyrtar në Republikën e Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]