fbpx

16 pacientë tashmë të shëruar nga COVID19, 6 vetëm sot

nga Revista Kosovarja

IKSHP përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se janë shënuar 6 raste të reja me COVID 19, duke shkuar kështu numri i të infektuarve në 132.

Por, gjithashtu kanë dhënë edhe një lajm të mirë, se gjashtë pacientë tashmë janë shëruar.

“Sot më 03.04.2020, janë të shëruar edhe gjashtë (6) pacientë derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri me sot është gjashtëmbëdhjetë (16).

Rastet pozitive janë raste kontakti, katër (4) prej të cilave janë me vendbanim në Llugagji -Pejë, një (1) me vendbanim në Pejë dhe një (1) e karantinuar”, thuhet në njoftim.

Nga data 08.02.2020 deri me 03.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.605 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 132 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]