fbpx

16 shqiptarët e aksidentuar në Itali, jashtë rrezikut për jetë

nga Revista Kosovarja

16 shqiptarët të cilët u aksidentuar pasditen e së shtunës në Katania të Italisë janë jashtë rrezikut për jetën.

Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autoritetet shqiptare u vunë menjëherë në kontakt me palën italiane, raporton tvklan.al, transmeton klankosova.tv.

Vetë ministri i Jashtëm, Igli Hasani telefonoi një prej qytetarëve shqiptarë që ndodhej në minibus.

Siç bën të ditur zyra për shtyp e ministrit, ai i siguroi për vëmendjen maksimale të autoriteteve shqiptare, sa i takon gjendjes së tyre shëndetësore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]