Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

17 të shëruar nga coronavirusi nga Malisheva

nga Revista Kosovarja

Bazuar në të dhënat e konfirmuara nga vet pacientët, sot janë shëruar edhe dy pacientë nga Komuna e Malishevës, të cilët janë të shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Konfirmimin e kanë bërë pacientët dhe familjarët, në bisedë telefonike me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili i ka uruar të dy pacientët, ndërsa pacientëve të tjerë ju ka uruar shërim të shpejt.

Bazuar në rekomandimet e OBSH-së, kur dy teste dalin negative në distancën kohore prej një dite, atëherë konsiderohen të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, është 17 persona.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]