Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

170 viktima nga COVID-19 brenda një jave në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Në Kosovë dje konfirmuan edhe 32 viktima nga koronavirusi, e në mesin e viktimave ishte edhe një person në kategorinë e moshës 20-29 vjeç.

Mbi artikull

Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 1.612 raste pozitive, të cilat rezultuan pas testimit të 13.953 mostrave.

Shifra prej 1,612 i bie që rreth 12 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

Në 24-orëshin paraprak, 2,460 pacientë u shëruan, ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht janë 26,524.

Moneytizer Paragrafi 4

Deri të enjten pasdite, në Kosovë janë dhënë mbi 875,000 vaksina kundër koronavirusit.

Në total, mbi 296 mijë qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.

Në shtatë ditët e fundit, Kosova ka regjistruar 11,440 raste të reja dhe 170 viktima.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]