fbpx

+18: Publikohen pamjet nga momenti kur u bë vrasja në Ferizaj

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë në orët e vona ka ndodhur një përleshje me armë zjarri në Ferizaj. Nga kjo përleshje ka humbur jetën një person, si dhe një tjetër është plagosur.

Një burim anonim, i ka thënë gazetës se viktima dhe dorasi deri kohëve të fundit kanë qenë shokë.

Viktima me inicialet G.H kohëve të fundit, kishte pasur miqësi me reperin Fero gjithashtu.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dorasin e ka plagosur në vendin e ngjarjes, pasi i njëjti ishte drejtuar me armë kah zyrtarët policorë.

Ky është vëllau i reperit Buta, i dyshuari kryesor për vrasjen në Ferizaj Nga kjo përleshje ka humbur jetën një person, si dhe një tjetër është plagosur.

Ju bëjmë me dije se pamjet janë të rënda:

Ndërkohë nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për këtë ngjarje të rëndë.

“Me daten 28.05.2022 rreth orës 00:53 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market” në Ferizaj kishte të shtëna me armê zjarri. Patrullat e policisë menjëherë ju kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, më pas edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj”, kanë njoftuar nga Policia.

Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes është konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja.

Gjithashtu , me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Instituton e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , nën autorizim të Prokurorit i ka marr të gjitha veprimet e nevojshme Në vendin e ngjarjes, ka mbledhur prova materiale dhe deklarative se si ka ndodhur rasti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]