Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë muajit janar në këtë rajon janë raportuar 182 aksidente trafiku, ku njëri ka përfunduar me një person të vdekur.
Ndërkaq në muajin janar të vitit 2024 ishin raportuar 144 aksidente.
Po ashtu gjatë janarit 2025 janë shqiptuar 4 mijë e 758 gjoba dhe ka hequr 66 patentë shoferë.
Komunikata e plotë:
Numri i aksidenteve dhe gjobave gjatë muajit janar 2025
Gjatë muajit janar 2025, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 182 aksidente të komunikacionit rrugor, prej tyre:
– Me fatalitet – 1 aksident
persona të vdekur – 1
– Me lëndime – 70 aksidente
persona të lënduar – 111
– Me dëme materiale – 111 aksidente
Për krahasim, gjatë muajit janar 2024 ishin raportuar gjithsej 144 aksidente, prej tyre:
– Me lëndime – 47 aksidente
persona të lënduar – 62
– Me dëme materiale – 97 aksidente
Në përgjithësi, numri i aksidenteve gjatë janarit 2025 ka shënuar një rritje prej 26.3% krahasuar me janarin e vitit 2024.
Gjithashtu, gjatë muajit janar 2025, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 4,758 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 66 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.
Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, duke njoftuar menjëherë stacionin më të afërt të policisë ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrave kujdestarë:
☎ 192
☎ 0290/326-250
☎ 0290/322-406
Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.