fbpx

19 vjet burg për dy yjet e famshëm, anulohet shfaqja e tyre televizive

nga Revista Kosovarja

Todd dhe Julie Chrisley janë dënuar me 19 vite burg disa muaj pasi u shpallën fajtorë për mashtrim tatimor prej 30 milionë $.

Todd do të përballet me 12 vjet burg ndërsa gruaja e tij do të bëjë 7 vjet. Vendimi për çiftin që u bë i njohur nga shfaqja televizive “Chrisley Knoës Best”, u dha të hënën.

Todd, 53 vjeç dhe Julie, 49 vjeç, do të shërbejnë gjithashtu nga 16 muaj provë secili pas lirimit të tyre. Lajmi vjen pesë muaj pasi Chrisleys u shpallën fajtorë për akuzat për mashtrim bankar dhe evazion fiskal, pasi prokurorët thanë se kishin marrë 30 milionë dollarë kredi bankare mashtruese.

Todd dhe Julie u shpallën fajtorë për akuzat federale në qershor dhe janë dënuar me 12 vjet dhe shtatë vjet burg, respektivisht.

Prokurorët thanë se çifti i përdori paratë për të financuar stilin e tyre të jetesës, edhe para se të bëheshin yje të famshëm. Todd dhe Julia përdorën gjithashtu një kompani prodhimi për të fshehur të ardhurat. Ky lajm vjen vetëm dy ditë pasi djali i tyre u plagos rëndë në një aksident me makinë.

Për shkak të dënimit të tyre, reality show i tyre tashmë është anuluar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]