fbpx

Taynës i bëjnë suprizë prindërit e saj, tregon sa shumë ishte emocionuar

nga Revista Kosovarja

Tayna, është një ndër emrat më të ndjekur në rrjete sociale. Ajo numëron një milion e 600 mijë ndjekës dhe ndan shpesh me ta momente nga përditshmëria, duke u përpjekur t’i përfshijë ata sa më shumë në jetën e saj.

Në çdo gëzim familjar, Tayna e ka të pamundur të mos publikojë një foto me personat e saj të dashur, të ëmën dhe të atin. Siç e dimë, reperja është vajzë e vetme dhe sigurisht është tepër e lidhur me ta.

Ajo është “e llastuara” e babit, i cili i ka dhuruar momente emocionuese duke e surprizuar në kinema dhe dedikuar fjalët më të ndjera që vetëm një prind di të thotë për fëmijët e tij.

“Prindërit e mi më surprizuan me këtë video në kinema”, shkruan reperja krahas imazheve të të atit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]