50
Dy vetura janë aksidentuar brenda një segmenti 100 metërsh në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht të Parku i Biznesit në Drenas.
Mëngjesi i së enjtës me reshje shiu bëri që të vështirësohet qarkullimi në komunikacion.
Sipas pamjeve që kanë dërguar lexuesit, dy vetura kanë dal jasht rrugës.
S’raportohet për të lënduar ndërsa njësiti i Policisë rrugore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.