fbpx

2 viktima dhe 787 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.754 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.993 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 89.927 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 5.082 testime, 787 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 3.613 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 195.021.

Në total numri i rasteve aktive është 20.995.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]