fbpx

20-vjeçaren e çojnë dhe e lënë të vdekur në spitalin e Ferizajt, Policia nuk i gjen shoqëruesit

nga Revista Kosovarja

Një vajzë rreth moshës 20-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj.

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët në spital.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se viktima është dërguar në spital nga disa persona të cilët pastaj janë larguar.

“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”, tha Veseli.

Ai shtoi se nuk dihet saktë numri i personave që e kanë dërguar viktimën në spital.

“Viktimën e kanë sjell disa persona. Nuk dihet numri i saktë. Policia po i zhvillon hetimet për të zbardhur rastin. Nuk dihet nëse viktima ka pasur shenja jete derisa ka arritur në spital. Por, vdekjen e kanë konstatuar mjekët në Qendren Emergjente”.

Veseli ka bërë të ditur se janë duke grumbulluar informacione shtesë dhe se rasti po vazhdon të hetohet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]