Pas dy ditësh kërkimesh dhe pasigurie, përfundon me epilog të mirë rasti i vajzës A.B., 20 vjeçare nga Peja, e cila ishte raportuar nga familja si e zhdukur më 5 qershor 2025.
Sinjali mëson ekskluzivisht se rreth orës 22:30 të mbrëmjes së 7 qershorit, një patrullë policore e ka hasur vajzën në rrugën “Nëna Terezë”, në afërsi të Qendrës së Shëndetit Mendor.
Sipas familjarëve, pas komunikimit të parë dhe vlerësimeve paraprake, është vërejtur se e mitura ishte në gjendje të rënduar psikologjike, e shkëputur nga realiteti, pa orientim në kohë dhe hapësirë, e paaftë për të kuptuar ose për të reflektuar mbi komunikimin që i drejtohej.
Përkundër përpjekjeve për ta bindur të kthehej në shtëpi, ajo ka refuzuar me këmbëngulje, ndaj me urdhër të Prokurorit të Shtetit është shoqëruar për kontroll mjekësor. Pas ekzaminimeve në emergjencë, mjekët kanë vendosur që ajo të shtrohet në repartin e neuropsikiatrisë , ku ndodhet nën kujdesin e personelit dhe të familjes.
Ky zhvillim është një lehtësim për familjen dhe për gjithë opinionin që e ka ndjekur rastin me shqetësim./Sinjali