fbpx

23 vjeçarja ra nga kati i katërt në Fushë Kosovë teksa po pastronte dritaret

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në rrugën “Fazli Grajçevci” në Fushë Kosovë, ku një 23-vjeçare ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese banimi.

Lidhur me rastin kanë dhënë detaje edhe nga Policia përmes raportit. Policia thotë se 23 vjeçarja ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Fushë Kosovë / 29.05.2025-12:53. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK.

Ndërkohë, burime të Sinjalit, bëjnë të ditur se viktima është identifikuar si A.Si dhe dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga dritarja e banesës së saj, derisa ishte duke pastruar xhamat.

E reja është gjetur e shtrirë në tokë pranë objektit “MureBest” dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohet për lëndime të rënda trupore.

Sipas burimeve mjekësore, ajo është jashtë rrezikut për jetë, por ndodhet në gjendje serioze shëndetësore.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ngjarja dyshohet të jetë aksidentale dhe se nuk është identifikuar asnjë person i përfshirë apo i dyshuar.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe po hetohet nga njësitet relevante në bashkëpunim me Prokurorinë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]