Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

25 vjeçarja helmon burrin ‘don zhuan’ 77-vjeçar

nga Revista Kosovarja

Një nuse e re ka helmuar bashkëshortin e saj milioner 77 vjeçar, megjithse i kishte premtuar se ajo ishte gruaja e fundit me të cilën do të shkonte në shtrat.

25 vjeçarja Saki Sudo, akuzohet për vrasjen e burrit të saj ‘Don Zhuan’, i cili ishte 55 vjet më i madh se ajo, në qytetin japonez të Tanabe tre vjet më parë.

Biznesmeni i pronave të patundshme dhe huadhënies, Kosuke Nozaki, ishte martuar me vrasësen e tij të dyshuar, në shkurt 2018.

Por ai vdiq disa muaj pas martesës, njofton rrjeti Tokyo Reporter.

Moneytizer Paragrafi 4

Më parë Nozaki ishte mburrur se kishte fjetur më 4,000 gra, dhe në vitin 2016 ai shkroi një libër me titull ‘Don Zhuani i Wakayama’.

Ai shkruan: “Arsya që unë fitoj para, është që të dal me ferma të bukura.”

Kur i kërkoi dorën Sudos, ai raportohet se e kishte pyetur: “A dëshiron të jesh gruaja ime e fundit?”

Policia beson se Sudo vrau bashkëshortin e saj me anë të helmimit akut.

Ajo e kishte gjetur burrin e moshuar të vdekur në divan, në shtëpinë e tyre në Tanabe në maj 2018.

Policia tha më herët se Nozaki kishte gjurmë drogash në sistemin trupor.

Sudo është arrestuar së fundmi në Tokio pas një kontrolli në shtëpinë e saj, dhe tashmë është dërguar përsëri në Wakayama, ku ka jetuar me bashkëshortin.

Hetimi vazhdon.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]