fbpx

28 vjeçarja kosovare që dyshohet se u vra nga burri në Gjermani, la pas vetes tre fëmijë

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e rëndë u raportuat të ketë ndodhur të shtunën në Gjermani.

Një kosovare 28-vjeçare mbeti e vdekur si pasojë e dhunës së ushtruar në të në zonën e parkingut të një dyqani në Aachen.

Gazeta gjermane “Bild” raportoi se disa orë më vonë në Polici u dorëzua 37-vjeçar B.A., bashkëshorti i të ndjerës, i cili dyshohet se e vrau atë.

Kryeprokurorja e Aachenit, Katja Schleknermann-Pitts deklaroipër “Bild”, se bëhej fjalë për një çift që ishin ndarë. Ajo ka thënë se nuk dihen ende motivet e vrasjes.

Krimi ka ndodhur rreth orës 19:00 të shtunën mbrëma në sy të klientëve.

37-vjeçari kosovar gjendet në paraburgim që nga e diela.

Viktima J.B që raportohet të jetë nga qyteti i Mitrovicës, ka lënë tre fëmijë prapa vetes.

Familjarët e viktimës, kanë njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet në fshatin Zasellë, ndërsa pritet që të njoftojnë për datën dhe kohën e varrimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]