fbpx

28 vjet nga rënia e Luan Haradinajt, Kurti: Guximtar dhe trim, atdhetar e patriot i kombit

nga Revista Kosovarja

Sot janë bërë 28 vjet nga rënia e heroit Luan Haradinaj, në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj 1997, në kufiri me Shqipërinë.

E kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka përkujtuar Luan Haradinajn në 28 vjetorin e rënies së tij.

Kurti e ka quajtur Luanin, guximtar dhe trim.

“Guximtar dhe trim, ndonëse në një moshë të re. Student e luftëtar: jeta e tij ishte e ndarë mes zjarrit të dijes dhe zjarrit të luftës. Luani i mbronte shokët, e mbronte atdheun e luftonte për liri. Aksionet e tij guerile kundër policisë serbe kanë qenë të panumërta, sepse në mendje e zemër kishte atdheun e dashur dhe gëzimin e lirisë bashkë me të gjithë ne”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu ka thënë se Luani u vra kur i kishte 23 vjeç teksa kalonte kufirin e ish-Jugosllavisë që ndante shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, të cilin e përshkonte shpesh për shkak të studimeve por edhe rastit për të realizuar aksione kundër forcave serbe e bartur armatim për të furnizuar luftëtarët e UÇK-së.

“6 maji i vitit 1997 është përvjetori i rënies së tij dhe shënimi i humbjes së një atdhetari e patrioti të kombit. Lavdi veprës së Luan Haradinajt dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]