fbpx

3 javë të ngujuar por nuk u testuan për koronavirus

nga Revista Kosovarja

Të ngujuar tash e tre javë janë banorët e një ndërtese në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Ata po thonë se prej se janë izoluar, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë nuk u bëri teste për të parë nëse janë të infektuar me Covid-19 ose jo. Andaj sot protestuan.

Ka dy javë rresht që policia po i ruan para hyrjes. E gati 3 javë u bën që nga shfaqja e rasteve me koronavirus në kompleksin ‘Rrezja’ te Mati 1. Në krejt këtë kohë banorët e karantinuar po thonë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë nuk erdhi t’i testojë.

Andaj ata në shenj revolte duke u munduar të mbajnë distancë nga njëri-tjetri dolën pasditen e së shtunës të protestojnë poshtë ndërtesës ku jetojnë.

Bile sipas tyre tashmë duhet të ritestohen edhe katër familjet e prekura me covid-19 që jetojnë në këtë ndërtesë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]