fbpx

3 këshilla të vlefshme rreth përdorimit të kondicionerit në prani të fëmijës

nga Revista Kosovarja

Kondicioneri mund të përdoret edhe në prani të një të porsalinduri, por gjithsesi duhet të zbatoni me përpikmëri disa rregulla. Cilat janë ato? Le t’i shohim më poshtë.

1. Temperatura e ambjentit nuk duhet të jetë ekstremisht e ndryshme me atë të jashtme.
Në verë ajo nuk duhet të jetë më e ulët se 3-5 gradë, kjo pasi mund të krijohet një ambjent i ftohtë dhe për pasojë fëmija të sëmuret. E njëjta gjë edhe në stinën e dimrit, nuk duhet ta ekzagjeroni me rritjen e temperaturës.

2. Mos e drejtoni rrymën e ajrit drejt fëmijës.
Kjo për të parandaluar ndonjë rrezik për shfaqjen e temperaturës apo rrufës dhe më keq akoma, bronshitit. Dhoma duhet të ajroset disa herë në ditë në mënyrë që të evitohet akumulimi i substancave të dëmshme. Në momentin që do të ajrosni dhomën kondicioneri duhet të jetë i fikur në mënyrë që të favorizohet ndërrimi i ajrit. Gjatë verës këtë veprim mund ta bëni më tepër në darkë kur bën freskët, dhe gjatë dimrit më tepër në drekë.

3. Nëse do ta përdorni edhe gjatë natës duhet ta gradoni rrymën e ajrit në minimum.
Dhe të mos harromë t’ju këshillojmë të ndërroni mjaftueshëm herë edhe filtrate në mënyrë që të evitoni shfaqjen e ndonjë alergjie apo irritimi të mundshëm

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]