Në këtë ditë të premte, Hëna në Peshore sjell energji për pastrim mendor, qartësi emocionale dhe vendime që kërkojnë ekuilibër
Në këtë ditë të premte, Hëna në Peshore sjell energji për pastrim mendor, qartësi emocionale dhe vendime që kërkojnë ekuilibër.
Ndërsa disa shenja ndihen të përkëdhelura nga yjet, të tjerat do të përballen me sfida që kërkojnë durim dhe kujdes.
3 shenjat më me fat të ditës:
Gaforrja
Qielli është shumë pozitiv për ju!
Jupiteri në shenjën tuaj sjell sukses në provime, intervista dhe projekte. Emocione të bukura dhe mundësi të reja në dashuri – vera sapo ka filluar dhe premton shumë.
Binjakët
Mërkuri dhe Hëna ju favorizojnë!
Energjia është e fortë, projektet ecin përpara dhe për beqarët është momenti ideal për njohje të reja. Mos u izoloni – jeta po ju fton të dilni dhe të shijoni çdo mundësi.
Shigjetari
Jupiteri nuk është më në kundërshtim dhe kjo ju çliron emocionalisht. Dita sjell përparim në punë dhe ndjenja të gjalla në dashuri. Është koha për t’u hapur dhe për të ndërtuar marrëdhënie më të thella.
3 shenjat më të pafavorshme të ditës:
Demi
Stresi financiar dhe disa keqkuptime në dashuri mund të ju rëndojnë. Kujdes me shpenzimet dhe shmangni debatet për gjëra të së kaluarës – më mirë heshtja sesa sherri i panevojshëm.
Akrepi
Marrëdhëniet janë të tensionuara dhe përgjegjësitë po ju shtypin. Mungesa e mbështetjes nga Venusi i bën lidhjet të brishta. Mos e teproni me kritikën – është koha për qetësi dhe reflektim.
Peshorja
Dita nis me nervozizëm dhe lodhje mendore. Keni pasur ngarkesë në punë apo shëndet, ndaj fokusohuni vetëm te gjërat urgjente. Pasdite do të ndiheni më të kthjellët, por kujdes me energjinë që shpërdoroni.