Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

3 vjet pas abortit, çifti i njohur i ‘showbiz’-it japin lajmin e lumtur

nga Revista Kosovarja

Çifti i njohur i ‘showbiz’-it, Eliza Taylor dhe Bob Morley, të cilët janë njohur në serialin “The 100”, do të bëhen prindër për herë të parë.

Mbi artikull

Lajmin e ka bërë të ditur Eliza Taylor në llogarinë e saj të Instagramit, me një foto që tregonte se familja e tyre do të bëhej më e madhe.

“Udhëtimi ynë drejt shtatzënisë nuk ka qenë gjithmonë i qetë, por jemi të lumtur t’ju njoftojmë se dhurata jonë e vogël është zyrtarisht drejt rrugës“, shkroi aktorja në Instagram.

Lajmi emocionues vjen gati një vit pasi Bob dhe Eliza pësuan një abort në vitin 2019. Çifti, i cili foli për përvojën e tyre gjatë një kongresi të shkurtit nw vitin 2020, shpjegoi se megjithëse procesi ishte “zemërthyes”, ata kishin plane të provonin përsëri.

Moneytizer Paragrafi 4

Rikujtojmë se dy muaj pas sezonit të gjashtë të “The 100”, i cili përfundoi në 2019-tën, fansat u ‘tërbuan’ pasi zbuluan se Bob dhe Eliza ishin martuar dhe i kishin thënë “po” njëri-tjetrit.

U martova me mikun tim më të mirë dhe shpirtin binjak [Bob Morley]Ne jemi shumë të lumtur dhe kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë në këtë kohë“, shkroi Eliza në Twitter në qershor 2019.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eliza Taylor (@elizajaneface)

Në postimin e tij, Bob vuri në dukje se dyshja ishin “shumë të lumtur”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]