Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Turp! Shqiptarinë po e shisni për lek” Alba kundër flamurit të Kosovës tek Katy Perry

nga Revista Kosovarja

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka reaguar me tone të ashpra pas performancës së Katy Perryt në natën e parë të Sunny Hill Festival, ku artistja amerikane ngriti në skenë flamurin e Kosovës.

Mbi artikull

Përmes disa postimeve në InstaStory, Pollozhani iu drejtua publikisht Dua Lipës, Dukagjin Lipës dhe organizatorëve të festivalit, duke shkruar: “Turp! Shqiptarinë po e ‘shitni’ për lek! E keni shitur vetëm veten tuaj, se Shqipëria kurrë s’do përfaqësohet nga njerëz si ju!”

Në një tjetër reagim, ajo ngriti pyetjen: “Pse vetëm flamurin blu, e jo edhe flamurin e Shqipërisë? Besoj e kuptoni mesazhin e pyetjes…”

Pollozhani e cilësoi situatën si “mospërfillje të Shqipërisë” dhe “përçarje”, duke pretenduar se në një ngjarje me audiencë globale duhej të promovohej edhe flamuri shqiptar.

Moneytizer Paragrafi 4

“Nuk meritoni duartrokitje kësaj radhe”, shkroi ajo, ndërsa më tej akuzoi organizatorët se po e përdorin identitetin kombëtar për interesa personale dhe politike.

Reagimi i Albës ka nxitur diskutime në rrjetet sociale, por a është i tepruar ky reagim i saj?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]