fbpx

30 vjeçari shqiptar kapet me 40 kilogramë drogë në Itali në vlerë të 10 milionë eurove

nga Revista Kosovarja

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi iu gjetën dhe iu sekuestruan mbi 40 kilogramë kokainë e pastër.

Sipas mediave italiane, kokaina do të sillte një përfitim prej 10 milionë eurosh.

Makina me të cilën udhëtonte shqiptari u ndalua në Baraccola nga karabinierët për një kontroll mëngjesin e djeshëm.

Makina drejtohej nga 30-vjeçari shqiptar, gjatë kontrollit të makinës fillimisht u gjet një qese me 1 kilogram kokainë.

Më pas, gjatë kontrollit të shtëpisë u gjetën 40 kilogramë kokainë dhe një pistoletë me të gjitha municionet e nevojshme. Banesa përdorej kryesisht si laborator dhe magazinë.

Policia gjeti para të cilat dyshohet se kishin ardhur nga shitja e kokainës. Pasi hetimet u thelluan, rezultoi se shqiptari ishte në kërkim nga Gurdia di Finanza e Breshias.

30-vjeçari u dërgua në burgun Montacuto, ndërsa u sekuestrua droga, arma dhe municionet e tjera./Abcnews.al/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]