Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot pasdite në Prishtinë, ku një grua është plagosur me thikë nga partneri i saj, i cili më pas është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Sipas informacioneve nga burime të Policisë, rreth orës 15:08 është pranuar një informatë për një incident të dhunshëm që ka ndodhur në rrugën “B”, afër ordinancës stomatologjike “Alba Dent”.
Sinjali mësoi se gruaja është Rina Isufi, rreth 31-vjeçare e cila dyshohet se është therur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi. Ajo është takuar nga njësia policore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”, tek ndërtesa “Dervisholli”, me ç’rast ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.
Për të konfirmuar gjendjen e saj shëndetësore, nga QKUK-ja thonë se e plagosura./Sinjali