fbpx

311 rekrutë të rinj në FSK – lot e gëzim në fytyrat e familjarëve

nga Revista Kosovarja

Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) sot ia janë shtuar edhe 311 ushtarë rinj.

Në ceremoninë e betimit të tyre, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se ky është grupi më i madh që i bashkohet ushtrisë deri me tani.

“Grupi juaj sot është shumë i veçantë, pasi është grupi më i madh i certifikuar në ushtrinë tonë, e cila në total arrin në 1230 ushtarë brenda 19 muajve. Sot kur po e mbyllim këtë proces ju ftoj që në konkursin e radhës në pranimin e mbi 600 ushtarëve të rinj që do ta hapim më 28 nëntor”, ka thënë Mehaj.

Fotot më poshtë nga kallxo.com:

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]