59
Miqësia e ngushtë mes Semit dhe Donaldit u kris kur ky i fundit nisi një romancë me Beatrix Ramosajn.
Megjithatë tashmë që romanca ka përfunduar, dyshja janë sërish miq.
Semi ishte e ftuara e rradhës në “Më lër të flas” ku Donaldi e pyeti nëse u gëzua që nuk e fitoi ai “Big Brother-in”.
Këngëtarja e pranoi hapur që i është bërë qejfi që fitoren e mori dikush tjetër dhe jo aktori.
“Nuk manifestova shumë fituesin, por u gëzova shumë që nuk fitove ti. Mund ta kishte fituar dhe ai kameramani aty, vetëm ti jo”, tha ajo.