fbpx

33% e njerëzve tradhtojnë si shenjë hakmarrjeje – kryesisht femrat

nga Revista Kosovarja

Nga frika se po plakeni e deri te thjesht për çështje egoizmi, tradhtia mund të ndodh për një numër të madh arsyesh, e një nga këto arsye duket të jetë hakmarrja.

Sipas ueb sajtit ‘Illicitencounters’, i cili shërben si ndërmjetës mes personave të martuar me persona tjerë të martuar që kërkojnë afera, 33% e tradhtarëve e kryejnë këtë akt vetëm për t’iu hakmarrë partnerit që ka pasur aferë.

Sipas hulumtuesve, ata nuk kanë pasur në plan ta tradhtojnë, por ndihen të arsyetuar ta bëjnë këtë për shkak se partneri ka pasur aferë së pari.

Femrat tradhtojnë më shumë si shenjë hakmarrjeje

Prej atyre që kanë vendosur të tradhtojnë si shenjë hakmarrjeje, 37% ishin identifikuar si femra dhe 31% si meshkuj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]