44
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, në statistikat e përgjithshme thuhet se vetëm dje kanë ndodhur 41 aksidente trafiku, ku 11 prej tyre ishin me të lënduar ndërsa 30 ishin me dëme materiale.
Ndërkaq, dje janë arrestuar 34 persona, ku 12 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa 1 në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës, bënë të ditur se dje janë shqiptuar 1369 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave të komunikacionit, ndërsa në bazë të ligjin antiCovid janë shqiptuar 569 gjoba.