Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Poggio Rusco. Mësohet se 34-vjeçarja po udhëtonte me veturë kur ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Vetura drejtohej nga një 67 vjeçar, i cili humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Në vendin e ngjarjes mbërriti helikopteri, por viktima tashmë kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.