KRU Prishtina njofton se gjatë ditës së nesërme disa lagje të Prishtinës dhe qyteti i Graqanicës do të mbesin pa ujë për pasi do tëketë intervenim në gypin e ujit që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se gjatë ditës së nesërme , 14 qershor , e diel do të ketë intervenim në gypin e ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vjen nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.Intervenimi në vazhdimin e riparimit të tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” sh.a. është i domosdoshëm për një funksionim të mirëfilltë dhe do të fillojë në orët e hershme të mëngjesit.
Zonat që do mbesin pa ujë të pijshëm përgjatë intervenimit:Nga ora 04:00 deri në orën 10:00 pa ujë mbesin: Graçanica, Prishtina në këto zona ( Zona Qendër e lagjes Bregu i Diellit, pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1 në tërësi.Nga ora 04:00 deri në orën 17:00 pa ujë mbesin : Hajvalia, Çagllavica dhe Miradia.Falënderojmë konsumatorët për mirëkuptim dhe vazhdimi i riparimeve në këtë gyp me diametër të madh është i domosdoshëm.