fbpx

4 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve në Kosovë, arrestohen tre persona

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve kanë ndodhur 4 raste të dhunës në familjë në Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë, rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Malishevë dhe dy raste në Rahovec.

Me vendim të prokurorit 3 persona janë dërguar në mbajtje.

Më poshtë janë njoftimet e plota:

Prishtinë / 01.07.2025 – 20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

Malishevë / 24.06.2025 – N.N. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

Rahovec / 02.07.2025 – 22:45. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përleshur ndërmjet vete. Të dyshuarit pas pranimit të trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rahovec / 02.07.2025 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se ai në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]