fbpx

4 të vdekur dhe 1721 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që prej dje janë regjistruar katër raste të vdekjes dhe 1 mijë e 721 raste të reja me COVID-19.

Konfirmimi i këtyre rasteve vjen pas testimit të mbi 8 mijë mostrave.

Ministria ka njoftuar edhe për shërimin e 2 mijë e 704 qytetarëve.

“Nga 8.205 testime, 1.721 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 2.704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111. Në total numri i rasteve aktive është 30.097”, ka njoftuar Ministria.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]