fbpx

4 të vrarë nga një sulm në qendrën mjekësore në Kharkiv

nga Revista Kosovarja

Të paktën 4 persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa disa të tjerë u plagosën, nga një sulm i forcave ruse në një qendër mjekësore në Kharkiv. Lajmi bëhet i ditur nga policia lokale. Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës dhe ndodhet pranë kufirit rus në lindje.

“Sot në mëngjes, pas një bombardimi në infrastrukturën civile nga disa raketahedhës, 7 civilë u plagosën, 4 prej tyre humbën jetën”, tha policia. Sipas kësaj të fundit, sulmi ndodhi në një qendër mjekësore në lagjen Osnovyansky të qytetit.

BBC shkruan se nuk ka mundur ta verifikojë këtë informacion në mënyrë të pavarur.

Forcat ruse janë përpjekur pa sukses të rrethojnë Kharkivin dhe analistët që thonë se u mungon municioni. Korrespondenti i BBC-së, Quentin Sommerville, thotë se rezistenca e Ukrainës në qytet ka frustruar rusët, të cilët janë kthyer në sulme artilerie, duke shkatërruar lagje të tëra.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]