fbpx

“40 sekonda pa mbyllur qepallat e syrit”, videoja e Biden nxitë komente të shumta në rrjetet sociale

nga Revista Kosovarja

Përdoruesit e mediave sociale kanë filluar të përhapin teori konspirative për shëndetin e presidentit Joe Biden pas një videoje ku ai “qëndroi për 40 sekonda pa mbyllur qepallat e syrit”.

Bëhet fjalë për një video të publikuar në mediat sociale e cila ka ndezur një seri teorish konspirative rreth presidentit amerikan.

Kjo për faktin se një gjë e tillë është e panatyrshme pasi siç thuhet, qeniet njerëzore normalisht “mbyllin sytë” një herë në tre deri në katër sekonda mesatarisht.

Në videon e postuar Biden, i cili sapo është shëruar nga COVID-19, dënon ish-presidentin Donald Trump dhe rolin e tij në trazirat e Kapitolit të 6 janarit.

Dhe disa përdorues të Twitter kanë pohuar aty është përdorur një trup të dyfishtë për videon, ndërsa të tjerë kanë thënë se është përdorur teknologjia.

Duke komentuar videon, një përdorues i Twitter shkroi: “… Kjo është teknologji 100% e falsifikuar. Ata ia ngjitën fytyrën Biden një aktori. Unë do të vë bast për karrierën time”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]