fbpx

44 viktima regjistrohen për tri ditë nga COVID-19 në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Varianti Delta i COVID-19 ka filluar të përhapet me shpejtësi në Kosovë. Mbi 2 mijë e 500 raste të infektuara dhe 14 viktima janë regjistruar vetëm sot në vend. Ndërsa, vetëm në 3 ditët e fundit numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 44.

44 viktima janë regjistruar në tre ditët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 14 viktima nga ky virus.

Gjatë ditës së djeshme janë raportuar 13 viktima, ndërsa të hënën 17 viktima.

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur dje se 37 persona janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Ndërsa, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka shkuar në 2 mijë e 370.

Kujtojmë që së fundmi në vend është rritur edhe numri i rasteve të infektuara me koronavirus.

Vetëm sot ështe regjistruar rekord i rasteve të reja.

2 mijë e 541 persona kanë rezultuar pozitiv me virus në 24 orët e fundit.

Ndërsa, numri i rasteve aktive me virus ka shkuar në 23 mijë e 845.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]