fbpx

46 vjeçari nga Hajvali kërkon ndihmë: Nuk po kam bukë për fëmijët, kam nevojë për veshmbathje e ilaqe

nga Revista Kosovarja

Familja Xhaferi nga Hajvalia e Prishtinës po përballen me kushte të rënda jetese.

Familja 8 anëtarëshe jeton në një shtëpi, e cila gati sa nuk është shembur.

Kryefamiljari, Milaim Xhaferi thotë se e gjithë shtëpia e tyre është buzë shembjes, kjo si pasojë e ujërave të zeza që ndodhen rreth shtëpisë.

“Jetojmë me një social prej 120 euro, as për barna nuk po na dalin pasi që unë jam i sëmure prej zemres, kam edhe 4 stenda. I kam 6 fëmijë, vetëm vajza e vogël po shkon në shkollë pasi të tjerët nuk kam mundësi t’i shkollojë”, ka thënë ai në një bisedë për IndeksOnline.

Numri kontaktues: 045 654 658
“Qe 5 vite jam në këtë shtëpi, fëmija më shumë janë të sëmurë se sa të shëndoshë. Kam kërkuar ndihmë në komunë mbi 100 herë, por nuk më kanë ndihmuar kurrë”, ka thënë ai tutje.

“Mundësisht kush ka mundësi me të ndihmu për barna edhe për idare të fëmijëve, për bukë dhe veshmbathje”, ka thënë ai.

Numri kontaktues: 045 654 658

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]