Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

49 vjeçarja përpiqet ta blejë foshnjën e një gruaje për 500 mijë dollarë

nga Revista Kosovarja

Një grua nga Teksasi është arrestuar pasi iu afrua një nëne në Ëalmart dhe u përpoq të blinte foshnjën e saj.

Mbi artikull

Rebecca Lanette Taylor, 49 vjeçare, ishte në një dyqan kur iu afrua nënës. Nëna tha se ishte me foshnjën dhe një fëmijë njëvjeçar kur Taylo iu afrua.

Taylor tha se i pëlqenin flokët bjonde dhe sytë blu të foshnjës dhe e pyeti sa kushtonte ai. Nëna qeshi me këtë, por Taylor më pas i tha se i kishte 250 mijë dollarë në veturën e saj.

Kur Taylor vazhdoi t’ia kërkonte foshnjën, nëna i tha asaj që të largohej nga djali i saj.

Moneytizer Paragrafi 4

Taylor, megjithatë, nuk e bëri dhe sipas deklaratës, tha se ajo kishte dashur të blinte një fëmijë për një kohë të gjatë.

Nëna, e shqetësuar, e la Taylor-in dhe një grua me të cilën ishte të largoheshin nga dyqani përpara se të dilnin. Por Taylor ishte duke e pritur atë dhe bërtiti nëpër parking se ajo do të paguante 500,000 dollarë ‘sepse ajo e donte atë dhe ajo do ta merrte atë’.

Nëna shkoi në polici dhe Taylor u arrestua më 18 janar.

Ajo është akuzuar për shitje ose blerje të një fëmije, e cila është një krim i shkallës së tretë në shtetin e Teksasit. Ajo përballet me dhjetë vjet burgim nëse shpallet fajtore dhe një gjobë prej 10,000 dollarë, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]