fbpx

5 veshjet dimërore që ju bëjnë të dukeni më të vjetra në moshë

nga Revista Kosovarja

Temperaturat më të ftohta tashmë janë prezente, që do të thotë se është koha për të “gërmuar” veshjet e dimrit. Për sezonin vjeshtë-dimër, mund të nevojiten pak ndryshime nga viti në vit për sa i përket tendencave dhe elementeve kryesore që ju nevojiten.

Clemmie Fieldsend, eksperte e modës përmbledh gabimet që bëjmë në veshje dimërore që shumë prej nesh i bëjnë dhe na tregojnë të dukemi më të mëdha në moshë.

Geta të thurura

Ato kishin lulëzimin e tyre në vitet shtatëdhjetë, por këto ditë teknologjia ka ecur përpara. Mund të blini geta të tjera të trasha që ju mbajnë ngrohtë, me material tjetër.

Çizme të shkurtuara me gëzof artificial

Ndërsa shumica e tendencave të modës po rigjallërohen, ajo që, fatmirësisht, nuk është rikthyer janë çizmet me gëzof artificial. Qoftë duke dalë nga pjesa e sipërme e “Uggs” ose me thekë.

Shaje shumë të mëdhenj

Edhe pse mund t’i keni parë nga Kate Moss te Kate Middleton, ky nuk është trendi që do t’ju bëjë të dukeni më së miri.

Kapelë e gjerë

Kapelat nuk duhet të jenë të trasha, por elegante dhe të holla, e cila është një alternativë minimaliste për ju që nuk hiqni dot dorë prej tyre.

Triko pa kopsa e derdhur

Edhe pse mund t’ju japin ndjesinë e rehatisë, nuk këshillohet t’i mbani këtë dimër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]