fbpx

50-vjeçari mbytet në plazhin e Durrësit

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një pushues 50-vjeçar është gjetur i vdekur në det.

Ngjarja u regjistrua në plazhin e Sektorit Rinia, pak minuta më parë.

Shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por dyshohet për atak kardiak ose mbytje në ujë.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]