Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

51.23 % e nxënësve e kalojnë Provimin e Maturës, 41 janë larguar nga testi për përdorim të telefonit

nga Revista Kosovarja

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës të afatit të dytë, të cilit i janë nënshtruar 5.629 nxënës të klasave të dymbëdhjeta në gjithë vendin.

Rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë në këtë afat është 51.23%. Prej këtij rezultati, 51.30% është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 58.21% në mësimin në gjuhën boshnjake dhe 34.04 % është kalueshmëria në mësimin në gjuhën turke.

Në njoftim thuhet se rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës tashmë janë shpërndarë në shkolla.

Provimi i mbajtur më 28 gusht është organizuar në tri gjuhë: shqipe, boshnjake dhe turke, ndërsa është mbajtur në 68 qendra të testimit.

Moneytizer Paragrafi 4

Në këtë proces kanë qenë të angazhuar 200 komisionerë, 130 mbikëqyrës, 65 vëzhgues, si dhe 650 administrues. Ndërsa, të gjitha Qendrat e Testimit janë monitoruar edhe nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC).

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 41 nxënës, të cilëve u është anuluar testi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]