fbpx

51 vjeçari shqiptar vritet me plumb në kokë në Greqi

nga Revista Kosovarja

Një shqiptar është gjetur i vdekur pasi është qëlluar me një plumb në pjesën e pasme të kokës.

Mediat greke shkruajnë se ngjarje ka ndodhur mesditën e së shtunës.

Trupi i pajetë i 50-vjeçarit u gjet në oborrin e një shtëpie në Salaminë.

Sipas informacioneve të para, viktima është me origjinë shqiptare. Ai u gjet nga një mik i tij, i cili lajmëroi menjëherë autoritetet. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje kriminale, shkruan abcnews.

Pak ditë më parë u plagos një tjetër shqiptar, i cili kishte shkuar me pushime bashkë me familjen në shtetin grek. Bëhet fjalë për Andrea Kalemi nga Tepelena, 51-vjeç. Ai ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të rëndë për jetën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]