fbpx

“53 milionë për “Bechtel Enka”, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Pal Lekajt dhe dy personave tjerë

nga Revista Kosovarja

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ish- këshilltarit të tij Eset Berisha dhe ish-zyrtarit Nebi Shatri.

Sipas njoftimit, ata dyshohet se e kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve me iniciale P.L, N.SH dhe E.B“, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që 53 milionë euro i ishin dhënë “Bechtel-Enka-s” si kamat-vonesë për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]