Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

54% e kosovarëve refuzojnë bashkimin me Shqipërinë

nga Revista Kosovarja

Rreth shtatëdhjetë për qind e qytetarëve të Kosovës mbështesin rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. Për arritjen e marrëveshjes finale me shtetin fqinj përmes korrigjim të kufijve janë tridhjetë për qind e tyre.

Këto të dhëna u publikuan sot nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), me rastin e prezantimit të hulumtimit/sondazhit: ‘Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – Vëllimi III’.

Sipas këtij sondazhi 54 për qind e qytetarëve e refuzojnë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes nga Serbia. Ndërsa, vetëm 15 për qind e mbështesin skenarin se për njohjen nga Serbia duhet dhënë kompetenca ekzekutive komunave serbe në Kosovë.

E vetëm 12 për qind prej qytetarëve janë të kënaqur me status-quo aktual ndërmjet dy shteteve.

Moneytizer Paragrafi 4

Të përfshirë në këtë sondazh kanë qenë të përfshirë dhe pakicat serbe.

Ndryshe, sondazhi është dashur të prezantohet në muajin mars, por për shkak të rrethanave rreth pandemisë globale COVID-19, ka qenë e pamundur që të bëhet më herët një gjë e tillë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]