Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kush do futet? Zbulohet profili i banorit të parë të BBVK 5

nga Revista Kosovarja

Përgatitjet për edicionin e pestë kanë nisur dhe aktualisht po punohet në përzgjedhjen e banorëve, ndërsa Alaudin Hamiti ka treguar se nga emrat e shqyrtuar deri tani, kasti duket mjaft premtues.

Mbi artikull

Por tashmë kemi edhe detajin e parë konkret. I pyetur nga një ndjekës që të zbulonte vetëm një banor apo karakter që do të jetë sivjet në “Big Brother”, Alaudini u përgjigj shkurt: “Në rregull… zhigolo”.

Pra, pa zbuluar emrin, ai ka konfirmuar se një prej profileve të edicionit të pestë do të jetë një zhigolo, duke paralajmëruar një tjetër kast që pritet të ngjallë debat dhe reagime.

Në fakt, BBVK ndër vite është dalluar për përzgjedhje të guximshme, me personazhe nga komuniteti LGBT+ e deri te Alby, e cila para hyrjes në edicionin e dytë kishte punuar si aktore e filmave për të rritur. Formati ka sjellë kështu në ekran edhe profile që më herët shiheshin rrallë në televizionin kosovar, duke thyer jo pak tabu.

Moneytizer Paragrafi 4

Sa i përket BBVK 5, një datë konkrete nuk është bërë ende publike, por Alaudini ka konfirmuar se nisja pritet gjatë vjeshtës.

Mister mbetet edhe studioja. I pyetur nëse do të ketë ndryshime këtë sezon, moderatori ka zgjedhur të mos zbulojë asgjë, duke lënë hapësirë për surpriza edhe në netët Prime.

Pra, BBVK 5 vjen në vjeshtë, kasti vazhdon të ndërtohet dhe tashmë kemi profilin e parë të zbuluar: një zhigolo.

Për të reja nga reality show më i ndjekur dhe jo vetëm, na ndiqni edhe përgjatë gushtit, sepse Prive By Liberta Spahiu nuk pushon as këtë muaj.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]