fbpx

6 raste aktive me coronavirus në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total janë 6 raste aktive me coronavirus.

Ministria bën të ditur se në 24 orët e kaluara nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19.

Sipas Ministrisë në këtë periudhë raportuese janë shëruar 3 persona.

Nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,202 persona.

Ndërkaq, nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1,836,725 doza të vaksinimit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]